Florent Muslija ka vazhduar shkëlqimin në Bundesliga 2 me fanellën e Paderbornit.
Mesfushori nga Kosova ka gjetur sërish golin në sfidën në udhëtim te Sandhausen.
Ishte minuta e 19-të e ndeshjes, kur reprezentuesi i Kosovës realizoi një gol spektakolar nga gjuajtja e lirë për 0-1.
Por Muslija nuk u ndal vetëm me golin, pasi edhe asitoi te goli i dytë i realizuar nga Rohr në barazimin e Paderbornit 2-2.
25-vjeçari kësisoj shkon në kuotën e tetë golave dhe katër asistimeve këtë edicion në Bundesliga 2.
Another day, another stunner by #Dardanians.
— Kosovan Football 🇽🇰 (@kosovanfooty_EN) April 23, 2023
How about this by Florent Muslija?! 😲pic.twitter.com/uO07BDEChI