Dukagjini i Klinës ka marrë një pikë të madhe nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Dukagjinasit barazuan me rezultat 1:1 me Llapin, në takimin e javës së 30-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Për Llapin shënoi Alidema (29’) e për Dukagjinin Shala (26’).
Në fund të takimit, Basriu shpëton gol të sigurt, duke hequr topin nga vija fatale dhe ia mohoi fitoren llapjanëve.
Llapi ngec nga vendi i tretë për 6 pikë, duke u renditur në të gjashtin me 40 sosh sa ka edhe Dukagjini në të pestin.