Santiago Selmani ishte protagonisti absolut i Kastriotit në sfidën kundër Kukësit, duke i dhënë tre pikët krutanëve.
Pas sfidës, sulmuesi u shpreh se ishte shumë i lumtur për tre pikët dhe përse u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë.
“Jam shumë i lumtur për tre pikët më shumë, por edhe për golin.
Kisha një shqetësim në kavilje.
Sa i përket mbijetesës ne nuk do dorëzohemi, do i marrim ndeshjet deri në fund duke nisur me Tiranën”, u shpreh Selmani.