Milani gjen golin e avantazhit përballë Lecces.
Dueli që po luhet në “San Siro” u zhbllokua në minutën e 40’.
Rafael Leao shfrytëzoi një krosim të Sandro Tonalit dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë.
Avantazh i rëndësishëm për kuqezinjtë e Stefano Piolit, që po garojnë për kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm.