Kukësi pësoi një humbje të rëndë përballë Kastriotit në finalen e mbijetesës në javën e 30-të të Superiores.
Për këtë takim, trajneri i verilindorëve, Rraman Hallaçi, i cili u shpreh vërtet i zhgënjyer nga skuadra e tij.
“S’mund të themi që ishte një ndeshje e dominuar.
Nëse nuk e rrezikon kundërshtarin nuk është ndeshje e dominuar.
Kundërshtari shënoi gol dhe u ngjit me forcën e saj.
Sot shkatërruam çdo gjë që kishim ndërtuar.
Pjesa e dytë ishte për të ardhur keq. Një pjesë e dytë totalisht e dobët.
Nuk gjetëm hapësira, mungoi grinta, mungoi dëshira. Ne humbëm dhe me Egnatian, por skuadra kishte diçka më shumë. Sot ishte një humbje katastrofike.
Shkuam dy-tre herë duke iu afruar. Nuk duhet t’ia lëmë në dorë fatit. Nuk është thjeshtë të bësh një pasim dhe të mbarosh punë.
Kundërshtari u tërhoq në thellësi., ne nuk i krijuam mundësitë. Mungoi dëshira, forca karakteri, mungoi çdo gjë në vazhdim”, u shpreh Hallaçi.