Një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion hodhi Feyenoordi.
Roterdamasit fituan 3:1 përballë Utrechit në De Kuip Stadium.
Skuadra e Arne Slot e nisi menjëherë në sulm dhe u shpërblye për lojën e krijuar pas 15 minutash lojë, kur Szymansi shënoi praktikisht një penallti në lëvizje.
Në fraksionin e dytë, Feyenoordi ruajti të njejtën dinamikë aksionesh dhe si rrjedhojë gjeti dhe golin e dytë.
Në minutën e 54′, Gimenez qëlloi në kohën e duhur dhe momentin e duhur teksa përfitoi nga pasiguria e portierit Barkas për të shënuar me portën e boshatisur.
Arne Slot e nisi menjëherë në sulm dhe u shpërblye për lojën e krijuar pas çerek ore lojë, kur Szymansi shënoi praktikisht një penallti në lëvizje.
Në fraksionin e dytë, Feyenoordi ruajti të njëjtën dinamikë aksionesh dhe si rrjedhojë gjeti dhe golin e dytë. Në minutën e 54′, Gimenez qëlloi në kohën e duhur dhe momentin e duhur teksa përfitoi nga pasiguria e portierit Barkas për të shënuar me portën e boshatisur.
Vetëm 4 minuta i mjaftuan në lojë Jahanbaksh për të gjetur dhe ai golin në këtë sfidë. Në minutën e 82′, sulmuesi iranian goditi në mënyrë të menjëhershme dhe gjeti rrugën e rrjetës.
Baas Dost ngushtoi diferencat në minutën e 89′, por vetëm kaq për Utrechtin, që nuk arriti të bënte asgjë më shumë.
Në këtë mënyrë, Feyenoord ingjitet në kuotën e 73 pikëve dhe mbetet në krye, me 8 pikë më shumë se ndjekësit e PSV Eindhovenit, ndërkohë që kanë mbetur dhe katër javë. Dy fitore të tjera u mjaftojnë roterdamasve për të siguruar matematikisht titullin e 16-të në histori.