Mrekulli e skuadrave shqiptare! Vardari i Shkupit gjunjëzohet në Ohër 

Futboll

Mrekulli e skuadrave shqiptare! Vardari i Shkupit gjunjëzohet në Ohër 

Nga: K. G. Më: 23 prill 2023 Në ora: 19:50
Voska Sport

Skuadra shqiptare, Gostivari, është në pozitën e dytë të tabelës në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, pasi ka përfituar nga humbja me rezultat 2:1 e Vardarit të Shkupit në Ohër nga Voska.

Skuadra shqiptare, Voska Sport, ka treguar cilësi karshi Vardarit dhe i buzëqesh elita e futbollit maqedonas.   

Nga ana tjetër, Gostivari fitoi me rezultat 5:1 në ndeshjen kundër Kozhuf, kështu që tani janë dy pikë para Vardarit në vendin e dytë të tabelës, duke mbetur katër pikë prapa liderit Voska.

Voska kryeson me 62 pikë, pasojnë Gostivari me 58, Vardari 56, Pelisteri 50 pikë.

Java e 25-të, rezultatet

Voska Sporti – Vardari 2:1
Besa - Arsimi 1:0
Karaormani – Boreci 4:0
Bellasica - Pelisteri 2:1
Kamenica Sasa – Ohri 2:1
Gostivari – Kozhufi 5:1
Lokomotiva – Detonite 1:3
Slloga Vinica – Teteksi 1:1

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat