Mallorca ka përforcuar pozitën e mesit të tabelës në kampionatin spanjoll.
Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, me ekipin e Mallorca-s, shënojnë fitore me përmbysje, me rezultat 3:1 ndaj Getefa-s, në takimin e javës së 30-të.
Lee Kang-In (57' e 90+6') e Raillo (64') shënojnë për Mallorca-n dhe Mayoral (23') realizoi për Getafe-n.
Muriqi u paraqit titullar dhe u zëvendësua në minutën e 81-të.
Mallorca renditet në vend të 10-të me 40 pikë e Getafe në të 16-tin me 31 sosh.