Ten Hag: U kthyem në normalitet

Futboll

Ten Hag: U kthyem në normalitet

Më: 23 prill 2023 Në ora: 22:07
Ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, i çliruar nga kualifikimi i “Djajve të Kuq” në finalen e FA Cup, vlerësoi paraqitjen e skuadrës së tij duke e krahasuar me atë performancë të turpshme me Sevillan në Europa League.

“Të enjten pashë një ekip që nuk e njihja, por sot u kthyem në normalitet.

Dallova vendosmëri dhe qëndrueshmëri. Luftuam për çdo top dhe në çdo betejë.

Kishim shanse të mira”.

Penalltia fituese e Victor Lindelof?

“Ai është mjaft i mirë kur bëhet fjalë për penalltitë.

Mendoj se Victor dhe Luke Shaw luajtën shkëlqyeshëm. Patën një bashkëpunim të mirë me Casemiron.”

De Gea?

“Jam shumë i impresionuar me të.

Bëri disa pritje të shkëlqyera. Më erdhi shumë kur bëri gabime të enjten e kaluar.

Shpesh, kur bën gabime si portier, ndëshkohesh.

Ne e zhgënjyem, nuk u kundërpërgjigjëm për t’ia shlyer gabimet. Megjithatë, ne u kthyem sot”, tha Ten Hag.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat