Juventusi gjunjëzohet në fund të sfidës (0:1) nga Napoli, në kuadër të javës së 31-të të Serie A.
Derbi i madh italian i takoi Napolit.
Ndeshje me rivalitet të madh por vendasit zhgënjyen tifozët në Torino.
Në minutën e 83-të, Angel di Maria ka shënuar për Juven por pas shikimit të VAR-it, anulohet goli për shkak se ai kishte shkaktuar faull.
Në minutën e 90+4, Giacomo Raspadori ka eralizuar për fioren e madhe të Napolit.
Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit në minutën e 90+5 për Napolin.
Juve pas kthimit të 15 pikëve, aktualisht renditet në vend të tretë me 59 pikë, ka dy me pak se Lazio dhe 19 se Napoli lider.