Interi arriti një fitore të rëndësishme përballë Empolit në transfertë me rezultatin 0-3, teksa pati dhe minuta për Kristjan Asllanin.
Mesfushori i Kombëtares u fut në 86’ kundër ish-skuadrës së tij duke u pritur me duartrokitje.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Asllani përshëndet tifozët e Empolit, duke shkruar:
“Gjithmonë një kënaqësi të kthehesh në këtë stadium ku jam rritur dhe të shikoj këta fansa sërish! +3”.