Klubi i futbollit Drita e Gjilanit ka emëruar kryetrajnerin e ri.
“Klubi jonë, Drita ka kënaqësinë të prezantoj trajnerin e ri të klubit Vavalis nga Greqia.
Vavalis është pritur nga Drejtori Gjeneral z. Feti Murseli, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese me klubin.
Marrëveshja e nënshkruar mes klubit dhe trajnerit Akis Vavalis është deri në fund të sezonit 2023/2024 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
Vavalis ka përvojë dymbëdhjetë vjeçare si trajner dhe ndihmëstrajner.
Trajneri Vavalis i bashkohet klubit tonë së bashku me ndihmësin e tij, Nikolas Karabetakis”, njofton FC Drita.