Nuk ka asgjë në mes të Barcelona dhe Reece James

Futboll

Nuk ka asgjë në mes të Barcelona dhe Reece James

Më: 24 prill 2023 Në ora: 08:27
Reece James

Pavarësisht shkrimeve të javëve të fundit, nuk ka asgjë në mes të Barcelona dhe Reece James, shkruan gazetari Fabrizio Romano.

Anësori anglez llogaritet si pjesë e rëndësishme e Chelsea  dhe vitin e kaluar kishte nënshkruar kontratë afatgjate.

Barca nuk do të provojë që gjatë verës ta transferojë James.

Por do t’i shqyrtojë mundësitë e tjera në tregun e futbollistëve për ta përforcuar vijën anësore të ekipit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat