Thomas Tuchel e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme periudhën e tij në Bayern.
Madje ish-lojtari gjerman Dietmar Hamann, thotë se nëse Tuchel nuk e fiton titullin e Bundesligas do të shkarkohet.
“Udhëheqja mund të jetë konfuze, por trajneri gjithashtu bëri një përshtypje shumë të ngatërruar në katër javët e tij deri më tani”.
“Nëse ai e humb edhe kampionatin, është e qartë se do të shkarkohet”.
Tuchel u emërua trajner i Bayernit, pas largimit të Julian Nagelsmannit, por që periudha e tij në “Allianz Arena” nuk po shkon sipas planeve.
Tuchel ani se e fitoi derbin me Borussia Dortmundin, në ndeshjet e fundit ka lënë shumë për të dëshiruar, pasi me humbjen e fundit ndaj Mainzit, skuadra e tij pozicionohet në vendin e dytë.
Gjermani rezultatet si ligë i pati edhe në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë, ku u eliminua nga të dyja, dhe e ardhmja e tij, sipas medieve gjermane mbetet shumë e paqartë.