Manchester United ka bërë lëvizjen e parë në lidhje me transferimin e mundshëm të Harry Kane gjatë kësaj vere.
Kontrata e anglezit me Spurs skadon në verën e vitit 2024 dhe sipas The Telegraph, ai nuk pritet ta vazhdoj të ardhmen e tij në Londër.
United duket se do të bëjë një ofertë për Kane këtë verë dhe kryetari i Spurs Daniel Levy do ta ketë të vështirë të mbajë lojtarin e tij.
Megjithatë, Levy nuk do të pranojë më pak se 100 milionë funte për sulmuesin.
Kane gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 43 paraqitje, teksa ka shënuar 26 gola dhe ka kontribuar me katër asistime të tjera.