Man Utd po e monitoron situatën e Neymarit

Futboll

Man Utd po e monitoron situatën e Neymarit

Më: 25 prill 2023 Në ora: 10:16
Neymar Jr

Neymar Jr mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi brazilian ndërkohë qe një kohë po pëlqehet nga klubet angleze, mbi të gjitha nga Chelsea.

Por tash, në garë për ish-futbollistin e Santosit dhe të Barcelonës është futur edhe Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Foot Mercato”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, “Djajtë e Kuq” janë duke e vëzhguar me kujdes situatën e përfaqësuesit brazilian dhe po mendojnë ta shfrytëzojnë rastin për ta transferuar atë në “Old Trafford”.

Eksperienca e Neymarit në Paris është përshkuar me rënie dhe me ngritje, përfshirë këtu lëndimet, forma e zbehtë, por edhe forma optimale e shfaqur kohë pas kohe, por pa vazhdimësi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat