Nga lufta për mbijetesë te vendet për garat evropiane – këto janë dy ekipet që në një periudhë sfidë e kishin vetëm një gjë.
Kjo gjë te këto dy ekipe ndryshoi pasi personat që drejtonin timonin në mënyrë të gabuar u ndërruan gati në gjysmë të sezonit.
Unay Emery dhe Xabi Alonso kur morën drejtimin e Aston Villas dhe Bayer Leverkusenit, synim e kishin vetëm mbetjen në elitë.
Emery kur u emërua menaxher i Villas, ndoshta nuk e kishte menduar që në fazën e fundit të kampionatit anglez do ta gjente veten dhe ekipin e tij duke luftuar për një vend që çon në garat evropiane. Madje, skuadra e tij është që ka shënuar më së shumti nga emërimi i tij në klubin anglez.
Pothuase të njëjtën gjë e bëri edhe Alonso me Leverkusenin. Tash spanjolli e ka dërguar ekipin gjerman në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe është vetëm gjashtë pikë larg vendit që çon në grupet e Ligës së Kampionëve.
Nganjëherë edhe pse ndryshon trajner, nuk është që bëhet zgjidhje menjëherë, pasi skuadra e Chelseat ani pse e ndërroi tri herë, nuk po gjen rrugën e fitoreve, pavarësisht shpenzimeve të mëdha.
Roy Hodgson gjithashtu në krye të Crystal Palace po korr suksese, ani se në fillim nuk u mendua se do të ketë sukses. Trajneri 73-vjeçar thuajse e ka shpëtuar nga rënia Palacen, që ishte mjaft e rrezikuar para emërimit të tij.