​Balotelli: Është faji im që Messi e Ronaldo kanë kaq shumë Topa të Artë

Futboll

​Balotelli: Është faji im që Messi e Ronaldo kanë kaq shumë Topa të Artë

Më: 25 prill 2023 Në ora: 10:32
Balotelli

Mario Balotelli ka thënë se ai është fajtori që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë kaq shumë Topa të Artë në karrierën e tyre.

Sulmuesi italian ishte konsideruar si njëri nga talentëtë më të mëdhej të futbollit, po sjelljet e tij e kanë penguar që ta dëshmojë veten. Janë ato gabime që e kanë penguar atë të përmbushë realisht potencialin e tij dhe të renditet përkrah lojtarëve më të mirë në planet.

Në një podcast me Muschio Selvaggio Balotelli tha se ish-agjenti i tij Mino Raiola gjithmonë i ka thënë se është Messi dhe Ronaldo mund të sfidoheshin nga ai, por sjelljet jo të duhura po e pengojnë këtë objektiv.

Raiola gjithmonë më thoshte të njëjtën gjë: Nëse Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë kaq shumë trofe të Topit të Artë, është faji yt. Ai kishte të drejtë, shumë shpesh luaja me 20% të aftësive të mia.”, tha fillimisht Balotelli.

Balotelli tani është duke luajtur në Zvicër me Sionin dhe beson se ka ende shumë për të dhënë, me 32-vjeçarin që refuzon të heqë dorë nga shpresa për të rritur numrin e tij prej 36 paraqitjesh ndërkombëtare me Italinë.

Kur vesh fanellën e “Azzurrëve”, ndjenja është e pabesueshme. Gjithmonë kam shkuar mirë me Roberto Mancinin, nuk është e vërtetë që jemi grindur në Manchester City. Unë ende e ndiej se jam i denjë për kombëtaren”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat