Carlo Ancelotti nuk i kursen elozhet për futbollistët e tij sa herë që i jepet mundësia.
Strategu italian së fundmi ka thënë fjalë të mira për Eduardo Camavinga , mesfushorin francez i cili luan dhe si mbrojtës i majtë sa herë që i është kërkuar.
“Ai po përmirësohet si të gjithë lojtarët e rinj, përpiqet të përdorë çdo minutë për të përmirësuar limitet e tij.
Do të përmirësohet në nivelin taktik, por teknikisht nuk ka çfarë të mësojë dhe fizikisht ka motorin e një Ferrari”, deklaroi trajneri italian.
Camavinga hasi shumë vështirësi në përshtatjen me skuadrën madrilene sezonin e kaluar, por këtë vit gjërat kanë ndryshuar dhe me kalimin e ndeshjeve ka fituar më shumë besim nga Ancelotti.