Berat Gjimshiti duket i pafat te Atalanta.
Mbrojtësi i Shqipërisë ka pësuar një tjetër dëmtim.
Për këtë arsye do të dilte nga minuta e 73 e takimit kundër Romës, por ekipi i tij arriti të fitonte me shifrat 3-1.
Vlera e Gjimshiti është e madhe për Atalantën.
Këtë e ka pohuar edhe vetë trajneri i skuadrës nga Bergamo, Gasperini.
“Nuk e kam ndjesinë se Roma na dominoi dje.
Ne thjesht kemi rrëshqitur pak kur na u largua Gjimshiti nga fusha”, tha trajneri i Atalantës, për të vendosur në dukje vlerën e këtij lojtari.