Ka luajtur 11 sezone si futbollist profesionist dhe ka fituar 10 kampionate kombëtare. Mund të bëhen 11, nëse Bayerni konfirmohet si kampion i Gjermanisë pas një sezoni të trazuar, i cili po rrezikon serinë e pabesueshme të sukseseve të njëpasnjëshme të Kingsley Coman.
Sulmuesi francez i ditëlindjes 1996 ka fituar gjithmonë kampionatin që kur nisi karrierën e tij.
Ishte viti 2012-2013 kur Coman festoi me Paris Saint-Germain titullin e tij të parë kampion, sukses që e përsëriti sezonin pasardhës.
Më pas erdhi transferimi në Torino dhe menjëherë pati sukses me Juventusit, duke fituar “Scudetton”, përpara se të kalonte në Bavari, ku ngriti 7 herë rresht “Meisterschale”.
Objektivi titull kurrë nuk ka qenë në rrezik si këtë sezon për Comanin.
Kjo seri e bujshme mund të ndalet: Bayerni, me pesë ndeshje të mbetura në Bundesligë, është i dyti me një pikë pas Borussia e Dortmundit.