Messi darkon me futbollistët e Barcelonës

Futboll

Messi darkon me futbollistët e Barcelonës

Më: 25 prill 2023 Në ora: 17:10
Xavi e Messi

Kalimi i Mesit te Barcelona nuk është më vetëm një lajm merkatoje, duke qenë se në Spanjë e shohin si shumë të afërt ditën kur argjentinasi të ribashkohet edhe njëherë me “blaugranat”.

Ditën e djeshme, Leo Mesi ka qenë në Barcelonë aty ku ka darkuar me Zhordi Alban dhe Buskets.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Rajo Vajekanos, tekniku Xavi u pyet, megjithatë ai nuk preferoi të jepte informacione.

“Messi? Duhet të pyesni presidentin e La Ligas jo mua.

Unë do të jap informacion që do të jetë i gabuar për ju, kështu që ju më mirë pyesni Tebasin. Ka një rregullore që duhet zbatuar.

Darka? Kur shkova unë, ata po hanin ëmbëlsira kështu që nuk dëgjova gjë.

As futbollistët e mi nuk më thanë gjë sepse nesër kemi një ndeshje të vështirë”, u shpreh Xavi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat