Finalja e Champions League mund të mbahet në SHBA

Futboll

Finalja e Champions League mund të mbahet në SHBA

Më: 25 prill 2023 Në ora: 17:16
Trofeu i Champions League

UEFA po konsideron organizimin e finales së Ligës së Kampionëve në SHBA.

Këtë e ka bërë të ditur gazetari John Orand, duke iu referuar fjalëve të presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin.

Finalja e Champions League mund të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara në sezonin 2025/2026. Vlen të thuhet se në vitin 2026 Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë një nga vendet që do të presë Kupën e Botës.

Gjithashtu, ndeshjet e Kupës së Botës do të zhvillohen në Meksikë dhe Kanada.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat