Juventus-Napoli sigurisht që nuk është një ndeshje si të tjerat. Tensioni, në ndeshje si kjo, është sigurisht më i lartë se në sfidat e tjera.
Tension që u pa edhe në ndeshjen e fundit ku ndodhi gjithçka. Juventus kishte shënuar me Di Maria-n, një gol i anuluar më vonë pas një konsultimi me VAR nga gjyqtari Fabbri.
Në minutat shtesë, Cuadrado ka rënë në zonën e rreptësisë të Napoli-t dhe ka protestuar për një penallti, por arbitri nuk e ka menduar kështu dhe VAR nuk ka ndërhyrë.
Në rifillim, kolumbiani ka lënë zonën e tij të pambuluar dhe Raspadori ka shënuar golin vendimtar.
Prej andej pasuan polemika dhe tensioni, që rezultoi edhe me shpërthimin e Landucci-t në dhomat e zhveshjes. Shpërthim që çoi në skualifikimin e ndihmës trajnerit të Juventu-sit.
Megjithatë, një video amatore ka kapur Massimiliano Allegri-n përpara se të hynte në tunelin e Allianz-it dhe tregon se çfarë i tha trajneri stolit të skuadrës kundërshtare:
“E bukur oh, keni arritur të fitoni një titull”. Fjalë që nuk e fshehin ironinë, duke parë se triumfi i këtij sezoni në Serinë A do të jetë i pari për Napoli-n në 33 vite.