Me performancat e tij fantastike, “shtatlarti” belg, Thibaut Courtois ka mbajtur jo pak herë të paprekur rrejtën e “galaktikëve” të Real Madrid, duke e kthyer belgun në një nga portierët më të mirë të gjeneratës sonë.
Në një intervistë për revistën “Vanityfair”, Courtois i tregoi “të gjitha”, që nga fati i madh që ka patur për të luajtuar me ekipe legjendare, si Chelsea, Atletico e Real Madrid e deri te fillimet e karrierës së tij, te “gjigandët” belg, të Genk.
“Unë jam me fat që kam luajtur për ekipe të mëdha si Atlético Madrid dhe Chelsea, por Real Madrid është ekipi më i mirë në botë.
Kudo shkon të gjithë të njohin, të përgëzojnë nëse sapo ke fituar një titull.
Është një nivel tjetër”,- u shpreh Courtois në fillim të intervistës.