Humbja në Bergamo kundër Atalantës solli edhe disa dëmtime në kampin e kryeqytetasve, të cilët rrezikojnë të mos luajnë ndaj Milanit.
Mungesa e Smalling dhe Wijnaldum është e sigurt, ndërsa argjentinasi Dybala është në dyshim serioz për sfidën e rëndësishme ndaj kuqezinjve të Piolit.
Kontakti me Palominon në sfidën kudnër Atalantas ka rezultuar serioz për Dybala, në të cilin dëmtoi kaviljen.
Argjentinasi do të kryejë ditën e nesërme disa kontrolle të detajuara për të kuptuar më mirë shkallën e dëmtimit të tij.
Pasi të mbarojë kontrolli, mjekët do të kuptojnë më mirë seriozitetin e dëmtimit dhe do të japin dritën jeshile nëse Dybala do të mundët të luajë ose jo.