Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Gironas dhe Real Madridit, ku pikët e plota i takojnë nikoqirëve.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Municipal de Montilivi”, skuadra e Gironas e ka mposhtur Real Madridin me rezultat 4:2.
Të katër golat për Gironan u shënuan nga një lojtar, ku Valentin Castellanos shënoi në minutat 12’, 24’, 46’ dhe 62’ për t’i siguruar fitoren skuadrës së tij.
Ndërkaq, për Realin golashënues ishin Vinicius Junior (minuta e 34’) dhe Lucas Vasquez (minuta e 85’).
Me pikët e reja, Girona ngjitet në pozitën e nëntë në kuotën e 41 pikëve, krahas Realit që renditet i dyti në tabelë me 65 pikë të arkëtuara.
Rezultati final i ndeshjes, 4:2 në favor të Gironas.