Futbollisti Shend Kelmendi do t’i mungojë për një kohë Gjilanit.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi.
“Sport Club Gjilani njofton mbi gjendjen e lëndimit të futbollistit Shend Kelmendi, të pësuar më 19 prill në duelin e dytë gjysmë final të Kupës së Kosovës ndaj Llapit.
Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të djathtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin dhe ndjekjen fizioterapeutike.
Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Shendit dhe presin më të fortë në fushat e blerta”, njofton FC Gjilani.