Fitojnë Aston Villa dhe Wolves në Premier League. Skuadra e Unai Emeri iu fal golit të Tyrone Mings në minutën e 21’ për të thyer 1:0 Fulhamin.
Qendërmbrojtësi i kombëtares angleze, shënoi me kokë dhe i dhuroi tri pikë të rëndësishme skuadrës nga Birmingemi.
Ky ishte rezultati i dhjetë radhazi pozitiv në kampionat për Aston Villa, që është ngjitur në vendin e pestë me 54 pikë.
Feston edhe Wolves pas suksesit 2-0 kundër Crystal Palace. “Ujqit” morën pikët maksimale falë autogolit të Joachim Andersen dhe realizimit të Ruben Neves.
Ndërkohë, “finalja” e mbijetesës mes Leeds United dhe Leicester City u mbyll në barazim 1-1 (Sinisterra/Vardy.