Thiago Motta kandidat për pankinën e Parisit!
Me Christophe Gaultier që ka humbur besimin e drejtuesve në Paris Saint-Germain, emrat në lidhje me zëvendësuesit e tij të mundshëm vazhdojnë të dalin në sipërfaqe.
Arabët kanë kohë që po shqyrtojnë opsionet e tyre, me “Gazzetta dello Sport” italiane që e nxjerr në pah Thiago Motta-n.
40-vjeçari italian, i cili ka veshur edhe fanellën e parisienëve nga viti 2012 deri në vitin 2018, është ulur në stolin e Bolonjës që nga shtatori i vitit 2022 dhe këtë vit e ka ngjitur atë në vendin e 8-të në renditjen e Serie A.