Asi i Romës, Paulo Dybala e ka pranuar se numri 10-të do të jetë gjithmonë i Francesco Tottit, por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë të vesh fanellën me numrin e legjendës ‘romake’.
Sulmuesi argjentinas që tashmë është një lojtarët kryesor në skuadrën e Jose Mourinhos, ka thënë se do të ishte përgjegjësi e madhe për të veshur fanellën me numrin 10-të.
“Numri 10 do të jetë gjithmonë Francesco Totti, por kurrë mos thuaj kurrë.
Do të ishte një përgjegjësi unike për mua ta vesh fanellën me atë numër”, ka thënë Dybala.
Ish-ylli i Juventusit sërish ka lavdëruar trajnerin Jose Mourinho. Sipas tij, strategu portugez është mbret për skuadrën e Romës.
“Mourinho është mbret për ne.
Është kënaqësi e papërshkrueshme të punojmë me të”, ka theksuar kampioni i Botës me Argjentinën.