A po tërhiqet Ibra nga futbolli?

Futboll

A po tërhiqet Ibra nga futbolli?

Më: 26 prill 2023 Në ora: 12:22
Zlatan Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç mund të tërhiqet nga futbolli. “Corriere dello Sport” flet për këtë pas dëmtimeve të njëpasnjëshëm sezonal të sulmuesit të Milanit, i cili në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Interit dhe Juventusit.

“Sezoni i përhumbur për Zlatan Ibrahimovic, i dëmtuar sërish pas ndeshjes së fundit ndaj Lecces. Në orët e ardhshme suedezi do t'i nënshtrohet testeve instrumentale për të verifikuar më saktë dëmtimin  që e bllokoi gjatë ngrohjes së ndeshjes në “San Siro”.

Një zgjedhje vërtet e vështirë për Zlatan, i shoqëruar nga një masazhator në dhomat e zhveshjes, ndërsa çalon në mënyrë të dukshme.

Pamja pas dhimbjes e bëri menjëherë të qartë se ishte diçka e rëndë. Dhe në fakt ndjesitë nuk janë positive”.

“Pothuajse 42 vjeç, Ibrahimovic po përjeton probleme dhe viti që do të përfundojë ka qenë veçanërisht i pafat. Vetëm 4 paraqitje në ligë, asnjë në Champions League apo gara të tjera dhe një gol. Megjithatë, goli është historik, sepse goli kundër Udineses me penallti e bën suedezin lojtarin më të vjetër që shënon në historinë e Serisë A.

Në fund të vitit, Ibra mund të mendojë të largohet, vendimi i takon vetëm atij. Këto janë javë reflektimi për Zlatanin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat