Dy pikët e humbura xhiron e kaluar ndikuan negativisht në rrugëtimin e Shkupit drejt mbrojtjes së titullit, por pas analizës së arbitrimit u dëshmua se ekipi i Shkupit në ndeshjen ndaj Tikveshit është dëmtuar direkt nga arbitri për një penallti të mohuar.
Para ndeshjes ndaj Bregallnicës, për faqen zyrtare të Shkupit ka folur mesfushori Ali Adem:
"Do të jetë ndeshje tepër e vështirë për ne, por besoj se në Çair fitorja do të jetë e jona dhe do të harrojmë ndeshjen e fundit me Tikveshin.
Jemi maksimalisht të fokusuar dhe të motivuar për fitore, sepse nuk kemi të drejtë të humbim pikë, përndryshe çdo rezultat tjetër për ne do të jetë dëshpërues".