Klubi anglez, Manchester United nuk e ka ndërmend të hed dorë nga ylli i Tottenhamit, Harry Kane.
Sulmuesi i ‘Tre Luanëve’ duket se gjatë kësaj verë, do të largohet nga ‘Spurs’.
Kane kërkohet nga Bayern Munich dhe Manchester United. Sipas medieve britanike, ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm t’ia ofrojnë Tottenhamit 90 milionë euro për anglezin.
Reprezentuesi anglez thuhet se do ta merrte një rrogë të majme në “Teatrin e Ëndrrave”.
Kane do të paguhej 300 mijë funte në javë, respektivisht afro 17,5 milionë euro në vit.