Ernest Muçi ka pësuar një dëmtim muskulor së fundmi dhe për këtë arsye nuk luajti në ndeshjen e fundit të kampionatit te Legia e Varshavës.
Futbollisti shqiptar është kthyer të stërvitet veçmas grupit.
Por në mediat polake bëhet e ditur se trajneri i skuadrës polake do ta kursejë Muçin për ndeshjen e radhës.
Arsyeja është finalja e Kupës së Polonisë që do të luhet në datën 2 maj kundër Rakoë që po mban vendin e parë në kampionat.
Për këtë arsye Muçi ka nisur që tani të përgatitet për finalen e madhe.