Uzuni “magnet” klubesh, tjetër ekip i njohur futet në garë

Futboll

Uzuni “magnet” klubesh, tjetër ekip i njohur futet në garë

Më: 26 prill 2023 Në ora: 14:37
Uzuni

Ky sezon ka qenë padyshim më i miri i Myrto Uzunit deri më tani në karrierën e tij.

27-vjeçari ka shënuar 21 gola me ekipin e Granada në ligën e dytë spanjolle. Uzuni është një nga lojtarët më të dashur të tifozerisë dhe më të rëndësishëm të klubit spanjoll, por performanca e tij e jashtëzakonshme ka bërë që shumë klube të kthejnë kokën nga ai.

Së fundmi, raportohet se në garë për kartonin e tij është futur edhe Sevilla.

Mediat spanjolle raportojnë se Sevilla e ka ndjekur me kujdes Uzunin për një periudhë kohe nga afër, madje duke dërguar edhe agjentë në stadiumin e Granada.

Në fakt, Sevilla shpreson që Granada të mos ngjitet në La Liga, kjo për shkak që mundësia për të transferuar Uzunit të jetë më e lartë dhe me një shifër më të ulët, kjo pasi në kontratën e Uzunit shkruhet se nëse Granada ngjitet në elitë, kartoni i bomberit shqiptar do të ketë vlerën e 25 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat