Renaldo Torraj është mes atyre talenteve që duhen mbajtur në vëzhgim për të ardhmen.
I dalë nga shkolla angleze e futbollit, lojtari i Shqipërisë U-21 i ka dhënë fitoren Burnley.
Ai do të aktivizohej në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Colchester.
Teksa rezultati ishte në shifrat 1-1, mbërriti momenti për Torraj.
Një predhë nga distanca me goditje dënimi dhe topi që ndalet në rrjetë.
Kjo magji e futbollistit shqiptar mjaftoi për t’i dhënë fitoren Burnley në shifrat 1:2.