Erik ten Hag: Humbja nga Newcastle e bën Tottenhamin të rrezikshëm për ne

Futboll

Erik ten Hag: Humbja nga Newcastle e bën Tottenhamin të rrezikshëm për ne

Më: 26 prill 2023 Në ora: 18:53
Erik ten Hag

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, ka thënë se pas humbjes së thellë nga Newcastle United në fundjavë tash Tottenham Hotspur gjendet në një moment kur ndjen nevojë të rikthehet.

Dhe sipas tij, kjo e bën të skuadrën të rrezikshme për ekipin e tij.

Ai ka folur një ditë para ndeshjes. 

“Është e qartë se ata patën një disfatë vërtet të rëndë dhe ajo tash mund të jetë karburant për t'u rikthyer”, ka thënë Ten Hag.

"Kështuqë ne duhet të përgatitemi për ndeshjen, të sigurohemi që jemi me këmbën e mbarë, të jemi dominues e të diktojmë ndeshjen". 

Trajneri i United ka pasur fjalë të mira për kapitenin e Tottenham dhe të Anglisë, Harry Kane. 

"Kane është një lojtar i zgjuar që mund të ketë një ndikim të madh në lojë, por ne duhet të mbrohemi si një ekip", është shprehur holandezi. 

Ten Hag ka thënë se Bruno Fernandes është në pikëpyetje për të udhëtuar me skuadrën pasi është i lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat