Voska Sport e Ohrit dhe Gostivari, dy skuadra shqiptare po marshojnë drejt elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Gostivari dhe Voska shënuan fitoret e radhës, janë drejt realizimit të synimeve.
Gostivari vazhdon serinë e të pamposhturit, duke e mundur me rezultat 2:0 skuadrën e Arsimit.
Voska e mposhti në Gjevgjeli skuadrën e Kozhufit me rezultat 2:1.
Voska Sport kryeson me 65 pikë, pasojnë Gostvari 61, Vardari 59, Pelisteri 53 pikë etj.
Liga e dytë - Java e 26-të
Teteksi - Bellasica 3:2
Vardari - Slloga 3:0
Arsimi - Gostivari 0:2
Boreci - Lokomotiva 0:3
Detonit - Kamenica Sasa 5:1
Kozhuf - Voska 1:2
Ohrid - Besa 2:1
Pelisteri - Karaormani 2:0