​Akademia e Manchester Cityt do të mbajë kampus në Durrës

Futboll

​Akademia e Manchester Cityt do të mbajë kampus në Durrës

Më: 26 prill 2023 Në ora: 21:28
Foto nga takimi

Gjiganti anglez Manchester City do të zhvillojë një kampus rajonal në qytetin e Durrësit në Shqipëri.

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Republkës së Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Ai këtë lajm e ka konsideruar si arritje të madhe dhe një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë nga Emiratet e Bashkuara.

Ky është postimi i Ramës në “Facebook”:

Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguajin, Japoninë, Indinë dhe Kinën

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat