Manchester City në stilin e kampionit shkatërron me rezultat 4:1 Arsenalin e Granit Xhakës.
Humbje e rëndë për "Topçinjtë" në ndeshjen kryesore për titull.
Duket se Manchester Cityt po i buzëqesh titulli i kampionit, kur merret parasysh se ka dy ndeshje e dy pikë me pak se lideri Arsenali pas javës së 33-të.
Futbollisti De Bruyne (7' e 54'), Stones (45+1') e Haaland (90+5') shënuan për fitoren e Cityt dhe Holding shënoi golin e nderit për Arsenalin.
Xhaka u zëvendësua në minutën e 60-të.
Arsenali kryeson me 75 pikë duke e lënë pas Manchester Cityn me 73.