Mposhti Ronaldon në fushë: Më shtrëngoi dorën me përçmim!

Futboll

Mposhti Ronaldon në fushë: Më shtrëngoi dorën me përçmim!

Më: 26 prill 2023 Në ora: 23:33
Pamje nga një ndeshje

Sulmuesi i Al Wehda, Jean-David Beauguel, është një fans i madh i Cristiano Ronaldos.

Të hënën ai ishte i emocionuar që mundi të shtrëngonte duart me Cristiano Ronaldon kur Al Nassr dhe Al Wehda u takuan për Kupën e Mbretit.

Fitorja i buzëqeshi Al Wehdas me golin e tij, ndaj pritej që Ronaldo të mos ishte fort i respektueshëm ndaj tij.

Në një intervistë për “L’Équipe”, Beauguel tregoi përvojën e keqe që pati kur u takua me portugezin.

“Më shtrëngoi dorën pa më parë, me njëfarë përçmimi.

E kuptoj që ishte i zhgënjyer nga disfata, sepse është shumë ambicioz, por qëndrimi i tij më befasoi”, tha Jean-David Beauguel.

“Edhe në fushë ai ishte vazhdimisht i zemëruar, duke u bërtitur shokëve të skuadrës”.

Shqetësimi i Ronaldos ishte i dukshëm në fund të ndeshjes, por acarimi ishte shfaqur që në pjesën e parë, kur ai kërkoi të ujitej bari, sepse ishte shumë i thatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat