Marko Jovanovski do të jetë mungesa e madhe e Ferizajt në dy sfidat e radhës.
Portieri maqedonas ka marrë karton të kuq direkt në duelin e fundjavës që lamë pas me Malishevën.
Kësisoj FFK e ka dënuar me dy ndeshje moslojë portierin maqedonas, i cili është pika e fortë e Ferizajt këtë edicion.
Jovanovski do t’i mungojë bardhekaltërve në sfidën ndaj Dritës në fundjavë dhe në xhiron e 32-të ndaj Drenicës.
"Lojtari/portieri i KF ” Ferizaj” , Marko Jovanovski nr fanelle 12 nr ID 032489M88. Motivi: Në min 10-të të ndeshjes, ndërhyn në mënyrë të palejuar si lojtar i fundit, jashtë zonës së rreptësisë, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Malisheva.
Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK", njofton FFK.