Sulmuesi shqiptar i Chelsea-s, Armando Broja raportohet se kërkohet nga klubi i madh portugez, Sporting.
Klubi portugez është në kërkim të një sulmuesi cilësor, dhe sipas medieve të huaja, Broja është në listën e Sportingut.
Reprezentuesi i Kombëtares shqiptare, është ende duke u shëruar nga lëndimi i pësuar kohë më parë.
Broja ka marrë pjesë në 12 ndeshje këtë vit në Premier Ligë duke shënuar një gol.
Sipas “A Bola”, krerët e Sportingut tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit.