Mesfushori i Chelseat, Mateo Kovacic, mund të ribashkohet me ish-trajnerin e tij Thomas Tuchel te Bayern Munich gjatë kësaj verë.
Reprezentuesi i Kroacisë, sipas medieve britanike, në fund të këtij sezoni, do të largohet nga ‘Blutë’ e Londrës.
Kovacic është duke u kërkuar nga disa klube evropiane, por, kroati duket se është më afër gjigantit gjerman, Bayern Munich.
Sipas ‘Bild’ trajneri i ‘Bavarezëve’, Tuchel dëshiron një mesfushor për sezonin e ardhshëm, dhe Kovacic është në listën e strategut gjerman.
Tuchel beson se kroati mund të bëjë një punë të jashtëzakonshme në Bayern Munich.
Kovacic shihet zëvendësues ideal i Ryan Gravenberch, i cili dëshiron të largohet nga ‘Alinz Arena’ gjatë kësaj verë.