De Bruyne pas fitores ndaj Arsenalit: Ende s’ka mbaruar gara për titull

Futboll

De Bruyne pas fitores ndaj Arsenalit: Ende s’ka mbaruar gara për titull

Më: 27 prill 2023 Në ora: 12:52
De Bruyne

Belgu Kevin De Bruyne, ka qenë një nga më të mirët në fitoren e mbrëmshme të Man Cityt ndaj Arsenalit.

‘Qytetarët’ mbrëmë mundën Arsenalin (4-1), në sfidën kryesore në garën për titull të kampionit në Premier League.

De Bruyne, i cili shënoi dygolësh në fitoren e kampionëve në fuqi të Anglisë, ka thënë se skuadra e tij, ka mundur të shënojë edhe më shumë gola. Ai mendon se gara për titull ende nuk ka përfunduar.

“Ne mund të kishim shënuar më shumë fola.

Ne ishim në maksimumin tonë dhe fituam ndeshjen”, tha ai.

Premier League? Ka mbetur edhe shumë për të luajtur.

Mund të ndodhin shumë gjëra. Kanë mbetur edhe 7 ndeshje, ka shumë pikë në lojë dhe ne jemi ende pas tyre”, ka theksuar De Buyne.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat