Kuqezinjtë interesohen për Arnautoviq

Futboll

Kuqezinjtë interesohen për Arnautoviq

Më: 27 prill 2023 Në ora: 13:08
Arnautoviq

Sulmi i Milanit ka nevojë për riparim dhe gjatë merkatos së verës drejtuesit e kuqezinjve kanë filluar të shohin përreth, duke piketuar kështu sulmuesin e Bologna, Arnautoviq.

Sulmi i “djajve” nuk ka qenë më i miri këtë sezon, me Giroud të vetëm në këtë repart pasi Rebic dhe Origi kanë zhgënjyer.

Ibra gjithashtu mendohet se nuk do t’i rinovohet kontrata, pasi suedezi është përballur vetëm me dëmtime këtë sezon.

Kështu, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milani ka filluar të mendojë për një lëvizje gjatë verës për sulmuesin Arnautovic, i cili thuhet se dëshiron të largohet nga Bologna.

34-vjeçari austriak ka bërë vetëm tre paraqitje në Serie A në vitin 2023 dhe marrëdhënia e tij me Thiago Motta ka qenë e vështirë prej disa kohësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat