Barella dhe Calhanoglu “trembin” Inzaghin!
Mbrëmjen e djeshme, në sfidën e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes Interit dhe Juventusit, në pjesën e dytë dyshja e mesfushës Barella dhe Calhanoglu u zëvendësuan pas shqetësimeve muskulore që ndjenë.
Kjo gjë ka bërë që Inzaghi të shqetësohet pasi dyshja titullare është tepër e rëndësishme për skuadrën zikaltër dhe të dielën do të ndeshen ndaj Lazios, një ndeshje tepër vendimtare për rrugëtimin e Interit për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.
Gjithsesi, mjekët kanë kërkuar të paktën 24 orë kohë për të dhënë një përgjigje përfundimtare, por ajo që i kanë garantuar Inzaghit është se dyshja fantastike do të jetë në gjendje të luajë të dielën, pasi më shumë dyshohet se kanë thjesht lodhje muskulore dhe jo dëmtim.