Maldini e Masara në stërvitjen e Milanit

Futboll

Maldini e Masara në stërvitjen e Milanit

Më: 27 prill 2023 Në ora: 14:31
Pioli

Kuqezinjtë janë rikthyer në stërvitje për të përgatitur ndeshjen e së shtunës pasdite kundër Romës.

Sfida vlen shumë për renditjen e si për të motivuar skuadrën, në “Milanello” kanë zbarkuar drejtuesit Maldini e Masara që kanë ndaluar për të biseduar edhe me Piolin, i cili mund të ketë informuar eprorët për situatën e të dëmtuarve.

Nëse Olivie Zhiru nuk ka probleme, krejt e kundërta mund të thuhet për Ibrën.

Nuk ka ende një komunikatë zyrtare, por dëmtimi në pulpë i marrë gjatë nxehjes në Milan-Leçe është i rëndë mjaftueshëm sa për ta privuar suedezin nga ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit.

Kjo situatë vendos në rrezik edhe rinovimin e tij që ka pak gjasa të konkretizohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat