Laporta: Do të kemi stadiumin më të mirë në botë

Futboll

Laporta: Do të kemi stadiumin më të mirë në botë

Më: 27 prill 2023 Në ora: 14:45
Laporta

Joan Laporta, president i Barcelonës, siguroi se modeli i qeverisjes së klubit nuk është në rrezik, pavarësisht kredisë që institucioni ka marrë për planin e “Espai Barça”.

“Kemi mbyllur operacionin financues për projektin më të rëndësishëm institucional në historinë e klubit, duke garantuar që fillimi i punimeve të jetë realitet këtë verë.

Ne po përmbushim një ëndërr kolektive, që do të bëhet stadiumi më i mirë në botë. Një projekt që është shtyrë për shumë vite.”

“Tifozët nuk na njihnin, por ne mbetemi Liverpooli”, Klopp: Ky sezon shërben si mësim!

Presidenti i Barcelonës i bëri këto deklarata gjatë një konference për shtypin, që shërbeu për të paraqitur para medieve marrëveshjen e fundit të financimit të arritur nga klubi “Blaugrana” me pothuajse njëzet investitorë të udhëhequr nga Goldman Sachs dhe JP Morgan për një vlerë prej 1 miliard e 450 milionë euro për të financuar projektin “Espai Barça”.

Presidenti tha: “Camp Nou i ri do të jetë një trashëgimi për nipërit tanë, nuk ka qenë e lehtë të arrish këtu pavarësisht vështirësive. Çelësi është të besojmë në veten tonë dhe ta duam Barçën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat